MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të pijë alkool një person me probleme mëlçie?

30.08.2022 - 08:58

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje. Babai im është 56 vjeç. Dikur ka konsumuar shumë alkool, bëmë një vizitë te mjeku gastrohepatolog dhe na tha që duhet ta ndërpresë urgjent alkoolin pasi ka filluar t’i dëmtojë mëlçinë. Për një periudhë babai e la alkoolin, tani e ka filluar prap. Doja të pyesja një mjek, a thua do të përkeqësohet gjendja e tij shëndetësore, apo nuk ka lidhje?

Mjeku: Alkooli e dëmton tepër mëlçinë. Por ka një anë pozitive se me ndërprejen e alkoolit ndërpritet edhe dëmtimi i mëlçisë(siç ka ndodhur në rastin e babit tënd). Nëse ky problem kapet në kohën e duhur siç thoni ju, mund të parandalojë cirrozën e cila është sëmundja apo shkatërrimi përfundimtar i mëlçisë.

Fillimi i alkoolit sërish vetëm sa do ta përkeqësojë sëmundjen. Një e keqe e madhe është se të sëmurët që vuajnë nga probleme të mëlçisë nuk shfaqin shenja. I sëmuri mund të jetë duke bërë cirrozë dhe nuk ndjen asnjë lloj shqetësimi ndërkohë që sëmundja ecën, përparon, agravohet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Studimi i Harvard na zbulon të vërtetën

A është e shëndetshme për gratë që të pinë alkool?