MENU
klinika

Serie A, Java 4

Inter dhe Roma nuk falin, tre gola për tri pikë

30.08.2022 - 22:44

Inter dhe Roma kanë marrë fitoret e radhës në kampionat. Zikaltrit fituan 3-1 përballë Cremoneses, ndërsa verdhekuqtë 3-0 ndaj Monza-s. Të dyja skuadrat pretendente bënë detyrën në javën e katërt, ku protagonist ishin edhe dy futbollistë të Kombëtares shqiptare.

Nuk bëri blof Interi, që triumfoi me gola të Correas e Barellas në pjesën e parë dhe të Lautaros në fraksionin e dytë. Modestët e Cremoneses e shënuan golin e nderit në minutën e fundit të kohës së rregullt me Okereken.

Zikaltrit renditen pas Romës, me vetëm një pikë më pas se verdhekuqtë e një më shumë se Milani. Kristjan Asllani hyri në fushë në minutën e 72-të në vend të Brozovic, duke bërë paraqitje të mirë për minutat që luajti.

Te Roma, Marash Kumbulla luajti më pak se gjysmë ore lojë. Në minutën e 28-të, kur verdhekuqtë po kryesonin 1-0 me gol të Paulo Dybalas, mbrojtësi shqiptar kërkoi ndërrim pasi nuk mund të vazhdonte më gjatë.

Në vend të tij u aktivizua anglezi Smalling. Mbetet për t’ua parë nëse qendërmbrojtësi kuqezi rrezikon grumbullimin për ndeshjet e shtatorit të kombëtares.

Vetëm pak çaste me vonë Dybala shënoi të dytin personal, duke “vrarë” shpresat e Monzës për rezultat pozitiv. Në minutën e 61-të Ibanez realizoi të tretin për skuadrën e Mourinhos, që përfiton në këtë mënyrë edhe nga ndalesa 0-0 e Milanit në fushën e Sassuolos, duke marrë kreun e klasifikimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lajm i keq për Barcelonën dhe Spanjën

Dëmtohet ylli i sulmit Lamin Jamal

Realizoi dygolësh në ndeshjen e 100-të me Granadën

Uzuni: Jam lider në fushë, punoj për të gëzuar tifozët

Dy ndeshje miqësore me Moldavinë

Trajneri Bushi publikon listën e Kombëtares U-21

“Nuk jam bërë pishman për Brazilin”

Ançeloti më serioz se kurrë: Dua reagim në fushë