MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A bën pomada me ujë gëlqere dhe vaj ulliri për plazh?

31.08.2022 - 09:17

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Gjyshet tona kanë pas pregatitur një pomadë me ujin e gëlqeres së shuar e përzienin me vaj të mirë ulliri dhe duke e përzier bëhej krem super e me të na lyenin kur ishim të vegjël në plazh. Ç’mund të thonë mjekët për këtë mënyrë?

Mjeku: Në atë kohë kur përgatitej, aq dinin dhe sigurisht aq bënin. Por në këtë kohë kur industria farmaceutike është zhvilluar fuqishëm nuk ka pse të përdoren përgatitje të tilla që bëhen pa asnjë llogaritje të përzierjeve kimike dhe përqëndrimeve të tyre. Kremrat e përgatitura nga industritë farmaceutike qofshin këta kozmetike apo mbrojtës ndaj diellit testohen e studiohen paraprakisht se të dalin në treg dhe janë të kontrolluar për cilësinë e tyre.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.