MENU
klinika

"Çerekshekulli bashkë"

Totti: Sikur Ilary të kishte bërë më shumë…

31.08.2022 - 16:46

“Kemi kaluar gati një çerek shekulli bashkë, kemi shijuar gjithçka e në të gjitha aspektet, sepse unë isha vërtet i çmendur në dashuri. Nëse ajo (Ilary) do të kishte bërë diçka më shumë, nuk do të largohesha kurrë prej saj, kjo është e qartë”.

Me këto fjalë Francesco Totti do ta komentonte me mikun e tij Alex Nuccetelli fundin e martesës me prezantuesen e Mediaset. Për ta raportuar këtë ka menduar “Corriere della Sera”.

Kësisoji, ish-kapiteni i Romës do të ishte përpjekur në çdo mënyrë për të shmangur ndarjen, por për t’i vënë ‘pikat mbi I’ historisë do të vepronte Blasi. Marrëdhëniet mes Francesco Tottit dhe Ilary Blasi janë të tensionuara dhe të komplikuara aktualisht.

Siç thotë e përjavshmja “Chi”: “Mes të dyve nuk ka pasur as një shkëmbim fjalësh me familjet e tyre, pas ndarjes”. Revista e njohur e “gossip” në Itali nënvizon gjithashtu se avokatët e ish-futbollistit kanë zyrtarizuar ditët e fundit një akt “paqeje”. Të dy duhet të angazhohen të ndalojnë rrjedhën e lajmeve për hir të tre fëmijëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Njohja prej më shumë se një viti

Blasi e tradhtoi Tottin me trajnerin personal

Futbollisti mbetet në qendër të vëmendjes

Trafikim njerëzish, akuza e fortë për çiftin Icardi-Nara