MENU
klinika

Futbollisti mbetet në qendër të vëmendjes

Trafikim njerëzish, akuza e fortë për çiftin Icardi-Nara

31.08.2022 - 16:34

Nuk ka paqe në familjen e tyre. Duket se problemet vazhdojnë të shfaqen në familjen Icardi, me Mauro-n dhe Wanda-n të cilët nuk po kalojnë orë aspak të mira.

Përveç faktit që sulmuesi argjentinas është ende pa asnjë skuadër me merkaton që po shkon drejt fundit, tashmë çifti akuzohet dhe për një krim të rëndë, siç është ai i trafikimit të njerëzve.

Siç raporton portali argjentinas “infobae.com”, Icardi, Wanda dhe e ëma e modeles, Nora Colosimo janë akuzuar se janë marrë me trafikim të njerëzve, duke u denoncuar nga ish-punonjësja e shtëpisë së tyre.

Avokati i ankueses tregoi se gruaja jetonte me çiftin në Francë, më pas e kishin çuar në Itali. Po kështu ajo do të thirret nga Prokuroria për një seancë dëgjimore. Në tekstin që ish-punonjësja e shtëpisë përdori për të denoncuar çiftin, lexoheshin fjalë fyese dhe diskriminuese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN