MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Dhimbje fyti, ndryshim i zërit dhe rënie flokësh? Ç’tregojnë këto simptoma?

01.09.2022 - 09:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Dhimbje fyti, ndryshim i zërit, rënie flokësh… çfarë tregojnë këto simptoma?

Mjeku: Gjendra tiroide është e vendosur në pjesën e përparme të qafës dhe ka formën e një fluture të vogël. Pavarësisht madhësisë së saj, gjendra tiroide luan një rol të rëndësishëm në trup. Çdo çekuilibër në funksionimin e këtij organi mund të dëmtojë seriozisht shëndetin.

Ja disa nga shenjat më të zakonshme që shfaqen nëse keni problem me tiroiden:

Siklet në fyt: nëse keni çekuilibër të gjendrës së tiroides ju do të ndjeni dhimbje dhe inflamacion të vazhdueshëm në fyt.

Ndryshim i zërit: kur gjendra tiroide nuk funksionon siç duhet atëherë do të keni ndryshime të theksuara të zërit.

Vështirësi në përqëndrim: problemet me tiroiden shkaktojnë disekuilibër hormonal, gjë e cila çon në nervozizëm dhe vështirësi në përqëndrim.

Rënie flokësh dhe lëkurë e thatë: lëkura e thatë , flokët e rënë dhe metabolizmi i ngadalshëm janë disa nga shenjat më të zakonshme të problemeve me tiroiden.

Ndryshimet në peshë: rritja apo rënia e papritur në peshë është një nga simptomat më të zakonshme të hipotiroizmit. Kjo ndodh si rezultat i funksionimit të dobët të tiroides që ngadalëson të gjithë sistemin e trupit.

Lodhje e vazhdueshme: pagjumësia, lodhja e vazhdueshme ndodh sepse tiroidja nuk prodhon nivele të mjaftueshme të hormonit të saj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN