Të gjithë duam që shtëpia jonë të jetë e këndëshme dhe e pastër, pasi kjo është një tregues i higjienës së mirë në shtëpi dhe kjo do të thotë shumë në aspektin e shëndetit optimal. Nëse nuk mbajmë higjienën e duhur në shtëpi, bakteret, mikrobet dhe toksinat fillojnë të grumbullohen gjithandej dhe në këtë mënyrë rrisim rrezikun e kontraktimit të disa sëmundjeve infektive.
Pastrimi i shtëpisë dhe mbajtja e saj në gjendje të mirë në çdo kohë nuk është një detyrë e lehtë. Nëse keni fëmijë të vegjël, kjo punë bëhët edhe më të vështirë. Fëmijët janë fëmijë dhe kanë tendencë për të bërë rrëmujë kudo që rrinë apo luajnë dhe ju do të përfundoni duke mbledhur lodrat e tyre dhe duke pastruar deri në fund të ditës.
Pastrimi zakonisht kërkon përdorimin e shumë produkteve të cilat shpesh lënë shtëpinë të nuhatur freskët dhe të bukur për orë të tëra. Megjithatë, ata mund të eliminojnë bakteret dhe mikrobet dhe lenë një erë të mahnitshme, por nuk mund ta mohojmë dëmin që këto produkte i bëjnë organizmit , duke marrë parasysh të gjitha kimikatet dhe toksinat që përmbajnë. Kjo është arsyeja pse gjithmonë është mirë të pastroni shtëpinë me përbërës natyralë dhe me ujë pasi nuk janë një rrezik për shëndetin dhe do të eliminojnë lehtë pluhurin dhe bakteret. Por si ta bëjmë shtëpinë me aromë të mirë pa përdorur aromat artificiale?
Në këtë artikull do t’ju tregojmë se si të përgatitni një përzierje që do ta bëjnë shtëpinë me erë të mahnitshme pa dëmtuar shëndetin tuaj të përgjithshëm. Çfarë është më e mira, përzierja do t’ju ndihmojë të pastroni shtëpinë edhe më efektivisht sesa produktet që gjenden në treg, duke e bërë punën edhe më të lehtë. Dhe pasi të keni pastruar, shtëpia do të mbushet me një aromë të mrekullueshme që me siguri do t’i bëjë fqinjët tuaj të xhelozë.
Përgatitja është mjaft e thjeshtë dhe e lehtë dhe gjithcka që ju nevojitet është:
*sode buke
*zbutës
*3 gota uji
*1 shishe me tap që sprucon
Metoda e përgatitjes:
Së pari duhet të ngrohni ujin. Ndërkohë, hidhni zbutësin e rrobave në shishen sprucuese dhe shtoni ujin pasi të jetë ngrohur. Shtoni sode buke në fund dhe mbylleni atë. Tundeni mirë që të gjithë përbërësit të kombinohen dhe aromatiku juaj të jetë gati për përdorim.
Mund ta pastroni shtëpinë siç bëni normalisht dhe më pas spërkatni të gjithë shtëpinë me këtë përzierje. Hidhni në qoshe, në kuzhinë, në tualet, kudo. Sigurohuni që ta shkundni shishen mirë para se ta përdorni dhe do të mbeteni të habitur nga intensiteti dhe aroma e pasur e përzierjes.
Ky aromatik do të bëjë shtëpinë te mbajë një erë të mahnitshme pa dëmtuar shëndetin tuaj apo shëndetin e familjes tuaj. Ju mund ta përdorni atë lirisht, duke e ditur se nuk ka rrezik në të. Tani më në fund mund të përdorni një freskues ajri sa herë që dëshironi..Ne ju garantojmë që do të habiteni nga rezultatet.