MENU
klinika

Ftesë Vip

Beniada Nishani në Festivalin e Filmit të Venecies

04.09.2022 - 11:52

Beniada vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga Big Brother VIP Albania. Modelja, ish-banore e “Big Brother Vip”, Beniada Nishani, ka ndarë me fansat se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e Festivalit të Filmit në Venecia më 5 shtator.

Në një foto të publikuar në Instagram, Beniada ka treguar se është zgjedhur si përfaqësese e Shqipërisë në Festivalin e Vencias.

Sakaq, Beniada ka falenderuar fotografin shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha, i cili i ka realizuar shkrepjen e fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beniada Jakic (@iambeniada)

“Dua të ndaj me ju një ftesë shumë të rendësishme për mua, do te shihemi me 5 shtator në Festivalin e Filmit në Venecie. Shpresoj të përfaqësoj Shqipërinë ne mënyrën më të mirë të mundshme. Flm speciale a @fadilberishaphotography per questo scatto”, ka shkruar Beniada krahas imazhit.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka treguar haptazi punët e saj të para.

“Isha 15 vjeçe dhe kemi qenë në fillimet tona në Itali, mami punonte në një dyqan mishi dhe natën kur mbyllej dyqani unë shkoja e ndihmoja për ta pastruar. Madje ka qenë dhe një rast që kam ngelur brenda në frigorifer. Por kam punuar dhe punë të tjera, si kamariere. Më ka pëlqyer shumë që të flisja me njerëzit. Nuk duhet të kemi fare turp për punën tonë të parë, madje duhet të jetë një vlerësim. Në fillimet tona në Itali kemi qenë pa dokumente, e kishim shumë të vështirë. Kur unë isha e vogël mami më thoshte që të tregoja dhe shumë kujdes se po të vritesha nuk shkonim dot në spital. Mami im ka qenë 24-25 vjeçe dhe punonte duke pastruar shtëpitë e italianëve. Kur unë i kërkoja një kukull më thoshte që nuk ta blej dot tani por do presësh edhe pak. Mendoj që është shumë bukur që të fitosh lekun tënd dhe të mos i biesh në qafë prindërve”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jam e lumtur që të kam njohur”

Beniada rrëfehet me Donaldin

Ku do ta shohim bukuroshen pas Big Brother?

Beniada merr ofertën e papritur nga Top Channel

Alesia Bami rrëfen prapaskenat e ftesës që iu bë modeles

A u bë xheloze që Beniada Nishani do prezantojë emisionin e saj?


Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!