05.09.2022 - 07:58
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç do të zhvillojë sot një vizitë në Veri të Kosovës. Kjo është vizita e parë që kur është zgjedhur kryeministre.
Brnabiç gjatë vizitës do të ndalet Mitrovicë , Zveçan dhe Leposaviç.
Vizita është paralajmëruar të enjten, më 1 shtator, në përputhje me Marrëveshjen për Vizita Zyrtare, njoftoi më herët Qeveria e Serbisë.
Kujtojmë se më herët Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç në veri të vendit.
Gjatë një konference për shtyp, Kurti u shpreh se Brnabiç nuk duhet të japë deklarata përçarëse që mund të sjellin tensione dhe destabilizim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mospranimi i pasaportave serbe
Brnabiç akuza Kosovës: S’dihet kush pi e kush paguan
Deklarata e Thaçit larg realitetit!
Branbiç: S’ka bashkim të Preshevës me Kosovën!
"Ka një shtyrje nga BE"