MENU
klinika

Ofertë nga Ben Blushi

Fevziu tregon se si i kërkuan të largohej nga TV Klan

05.09.2022 - 12:48

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka bërë një rrëfim gjithëpërfshirës sot në “ABC e Mëngjesit”. Ai ka folur për pasionin e udhëtimeve, marrëdhëniet me të bijat dhe 26 vite në emisionin “Opinion”.

Ndër të tjera, Fevziu ka thënë se më herët ka marrë një ofertë nga miku i tij, Ben Blushi për të drejtuar Top Channel, por që e refuzoi. Tashmë, ai ka theksuar se e gjen veten vetëm në TV Klan

Ka qenë një ide e imja që të lëvizja në Top Channel, që lidhej me drejtimin e Top Channel nga një prej  miqve të mi të fëmijërisë dhe të shkollës që ishte Blushi. Por që nuk kam ndërmend të ndryshojë dhe nuk besoj që të ndryshojë më.

Besoj që e kam lidhur karrierën time me Klanin tani. Unë nuk jam njeri që kam lëvizur shumë, gjithë karrierën time kam ndërruar dy vende pune. Kam gjithmonë bindjen që njeriu investohet në një vend dhe sa më shumë të qendrojë në një vend aq më shumë e krijon raportin”, tha Fevziu.

Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV