MENU
klinika

"Shkatërruese për imazhin e vendit"

“Prestige Resort”/ Mentor Nazarko: Qeveria veproi me vetëgjyqësi

05.09.2022 - 17:30

Gazetari Mentor Nazarko, në një dalje live në News24 ka folur në lidhje me aksionin e paligjshëm të IKMT në Prestige Resort.

Ai u shpreh se sipas reflektimit në mediat ndërkombëtare akti ishte goditje për imazhin e vendit, të turizmit, të biznesit konkret, ndërsa për kohën dhe mënyrën e zgjedhur qeveria shtoi se qeveria veproi me vetëgjyqësi.

“Ngjarje e rëndë nga pikëpamja e imazhit të turizmit shqiptar. Është një goditje për biznesin që zotëron këtë aktivitet, që vë në vështirësi vijimin e veprimtarisë prej të cilës mund të gjenerohen të ardhurat për të shlyer detyrimet që pretendohen ndaj qeverisë, goditje e imazhit të vendit dhe qeverisë, sa kohë që mediat ndërkombëtare pretendojnë se është goditje kundrejt një biznesi të lidhur me një media kritike ndaj qeverisë. Ngjan veprim vetëgjyqësie sepse në shtetin ligjor që pretendojmë se kemi ndërtuar, ka hapësira që një problem i tillë të zgjidhej gjyqësisht. Ka një mungesë solidaritetit nga bizneset e tjera, nga Dhomat e Biznesit që duhej të reagonin. Do preferoja që problem të ndriçohej dhe juridikisht dhe nga media juaj. Cili është kuptimi i lejes me kusht, dhe t’ i jepej hapësirë dhe palës tjetër”, u shpreh ai.

Gazetari Nazarko ka folur edhe në lidhje mbi prishjen e pistës së Prestige Resort. Nazarko u shpreh se kjo pjesë me njohuritë e mia modeste, përveç përdorimit komercial, është e ndërtuar për të shmangur erozionin e detit, aktivitet për të cilën është e njohur kjo pjesë.

“Me aq sa e njoh resortin, pista është vënë si pjesë frenuese për erozionin e detit në atë pjesë, pasi ajo pjesë e detit njihet për vetitë gërryese. Është një resort i frekuentuar përshembull dhe nga pjesëtarë të familjes Trump, që unë kam patur rast t’ i takoj, apo ish shefi i CIA-s, Richard Grenell. Imagjinoni sikur fadromat të ishin në terren kur ata ishin aty. Por pavarësisht këtij fakti, kushdoqë të ishte- ishte veprim i ngutshëm.

Unë nuk e di zinxhirin shkakësor të ngjarjeve, deri më sot, që kanë sjellë në prishjen e marrëdhënieve të grupit editorial apo të biznesit me qeverinë. Mesa di, ky grup është shquar për një linjë korrekte editoriale, me përjashtim të intensifikimit të denoncimit të veprimtarisë së drejtuesve të doganave në një moment të caktuar.

Në veprimtarinë e mediave shqiptare të lidhura me biznese, ka boll të tjerë që janë të pozicionuar partiakisht, apo me grupe interesi kundër qeverisë në mënyrë shumë të fuqishme. Nuk mund të identifikoj grupin tuaj si grup i cili është i vendosur në mënyrë militanteske kundër qeverisë. Është koha që një instancë e tretë të ndërhyjë për të ndaluar veprimtarinë shkatërruese të fadromës”, tha ai.

Po, nënvizoi ai, qeveria ka lodhje, ka konsum për shkak të qëndrimit të gjatë në pushtet, por nuk shoh lidhje me aktivizimin e opozitës që kërcënon protesta.

“Në kuadër të konfliktit Rusi-Ukrainë, nuk shoh hapësirë që miqtë perëndimorë të vendit, të toleronin protesta apo destabilizim të dhunshëm”. Nuk dua të paragjykoj ndërkohë, pse në historinë e partive që sot janë në opozitë, ka patur veprime repressive ndaj biznesit të lidhur me mediat”, përfundoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin