“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Shkrirja e gurëve me metoda popullore, sa rezultative është?
Mjeku: Çajrat popullore kanë dy lloje efektesh që janë të verifikuara.
Së pari, kanë efekte të lehta diuretike, shkarkuese. Në përgjithësi, një i sëmurë që ka infeksion të rrugëve urinare, duhet të konsumojë sa më shumë lëngje. Kështu që çajrat popullore janë të këshillueshme, pasi bëjnë një shpëlarje mekanike të rrugëve urinare nga mikrobet.
Së dyti, çajrat kanë efekte të lehta dezinfektuese, janë antiseptikë të lehtë. Për të dy këto lloj efektesh, ne i quajmë që ato janë të mira të përdoren. Sigurisht kjo nuk nënkupton lënien e mjekimit të dhënë nga mjeku specialist.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.