MENU
klinika

"The Washington Post"

Liz Truss ose Merkel dhe Thatcher, së bashku!

07.09.2022 - 08:30

Në zgjedhjen e Volodymyr Zelensky si president të tyre, ukrainasit zgjodhën një komedian televiziv dhe iu rezultoi të ishte një Winston Churchill karizmatik.

Kur zgjodhën Boris Johnson, britanikët bënë të kundërtën: zgjodhën një “pasardhës” të Churchillit dhe iu doli një komedian me prirje për skandale.

Tani që Partia Konservatore po zëvendëson Johnson me Liz Truss, një kryeministre që e paraqet veten si Margaret Thatcher, kushdo mund ta hamendësojë se si do të jetë ajo. Por ​​ajo mund të kombinojë pak Theçerin me Angela Merkel.

Ashtu si heroi i saj, Truss, 47 vjeç, nuk vjen nga “elita” e Partisë Konservatore në pushtet. Ajo ndoqi një shkollë shtetërore, shkëlqeu në akademiki dhe studioi në Oksford.

Duke imituat Thatcher, ajo u shfaq në debatin e parë të kandidatëve në korrik e veshur me një këmishë të bardhë. E pyetur për të përmendur një të metë karakteri, Truss pranoi se ishte “pak e pamëshirshme”.

Në vitin 1979, Britania shihej si “i sëmuri i Evropës”. Atë vit, inflacioni arriti në 13 për qind dhe vendi humbi 29 milionë ditë pune për shkak të grevave. Sot, inflacioni i afrohet të njëjtit nivel dhe punonjësit e hekurudhave, infermierët, mbledhësit e plehrave, punonjësit e postës, mësuesit dhe nëpunësit civilë janë të gjithë në grevë ose në plan për ta bërë këtë.

Rritja e çmimeve të gazit natyror ka shkaktuar një krizë të kostos së jetesës. Më 1 tetor, faturat e energjisë shtëpiake do të rriten me 80 për qind nëse Truss nuk bën diçka.

Truss gjithashtu duket e pashqetësuar nga ajo që mendojnë njerëzit e tjerë. Ajo ka dyshimet e mentorit të saj për mbështetjen e qeverisë tek ekspertët e karrierës.

Ajo është quajtur “granata njerëzore” për trajtimin e saj ndonjëherë të ashpër të çështjeve të ndjeshme, por si sekretare e jashtme dhe sekretare e tregtisë ajo kishte një reputacion të mirë.

Ajo ka zgjedhur një kohë të rritjes së çmimeve për të premtuar ulje taksash dhe shpenzime shtesë qeveritare, duke e kombinuar me një sulm ndaj reputacionit të Bankës së Anglisë. Por ndoshta një gatishmëri për të tronditur është ajo që i duhet ‘të sëmurit aktual’ të Evropës tani.

Megjithatë, ekziston gjithashtu një ndryshim kryesor midis Thatcher dhe Truss. Thatcher ishte një politikane me bindje. Truss, me sa duket, nuk është.

HANLEY, ENGLAND – JULY 25: Rishi Sunak and Liz Truss take part in the BBC Leadership debate at Victoria Hall on July 25, 2022 in Hanley, England. Former Chancellor Rishi Sunak and Current Foreign Secretary Liz Truss go head-to-head in the BBC Conservative Leadership debate in their bid to win the contest and become the UK’s next Prime Minister. (Photo by Jacob King – WPA Pool/Getty Images)

Por transformimi i saj nga Remainer anti-Brexit në armik të fortë të Evropës është padyshim aspak si Thatcher.

Udhëheqësit priren të ecin në politikë, duke ‘promovuar’ respekt ose dashuri.

Shqetësimi me Trussin është se ajo mund të jetë shumë oportuniste për të kërkuar respekt, por jo aq simpatike sa për dashuri.

Falë YouTube, ju mund të shikoni ende fjalimin e saj qesharak të vitit 2014 mbi lavdinë e bujqësisë britanike. Ajo është përmirësuar që atëherë, por në fjalimin e saj të fitores të hënën ishte aq lineare saqë audienca e besnikëve të partisë nuk ishte e sigurt se kur të duartrokiste.

Ashtu si çdo udhëheqës kombëtar, kryeministri britanik pritet të shfaqet shpesh në publik. Kjo nuk do të jetë e lehtë për Truss.

Ajo ia detyron fitoren e saj jo gjykimit të anëtarëve të Parlamentit që punojnë me të dhe e njohin atë, por mbështetjes së më pak se 100,000 anëtarëve të partisë që paguajnë detyrime.

Megjithatë Truss ka një forcë të rëndësishme. Ajo nuk fare dembele, është luftëtare më shumë se një princeshë narcisiste. Dhe këtu mund të jetë i rëndësishëm modeli i Merkelit. Ish-kancelarja gjermane nuk ishte as karizmatike dhe as parimore. Megjithatë, ajo dominoi politikën gjermane për 15 vjet. Arritja e saj tregon se sa puna e palodhur dhe pragmatizmi mund të sjellin sukses të qëndrueshëm politik.

Truss tani ka gjetur vendin e punës që pakkush mendonte se do ta merrte ndonjëherë.

Ajo mund të mos jetë Thatcher që ajo aspiron të jetë. Por, për shkak të vendosmërisë dhe instinktit të shëndoshë politik, ajo mund të na befasojë.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al