New York Times ka publikuar këtë të martë një intervistë me një prej futbollistëve më të shquar të skenës botërore: Kylian Mbappé. Është folur shumë këtë verë për rinovimin e “yllit” francez me PSG-në dhe refuzimin e ofertës së Realit të Madridit, klub që e kishte ndjekur prej pesë vitesh.
Gazeta prestigjioze amerikane ka zbuluar edhe shifrat e kontratës milionere që PSG-ja i ofroi lojtarit të Bondy për ta bindur që të mos largohej nga kryeqyteti francez.
Sipas këtij informacioni, Mbappé do të marrë 250 milionë dollarë (251.46 milionë euro) për tre sezonet e ardhshme, afërsisht 83 milionë për sezon.
Oferta e PSG ishte thjesht e parefuzueshme. Neë York Times pretendon se Mbappé mori rreth 125 milionë për nënshkrimin e rinovimi, pagesa më e madhe e bërë ndonjëherë për një lojtar pa kontratë në historinë e sportit.
Megjithatë, ai ka insistuar në këtë intervistë se shumat e mëdha të parave të ofruara nuk ishin ato që e shtynë të merrte vendimin përfundimtar: “Sepse kudo që të shkoj do të më japin para”.