MENU
klinika

Çka ndodhur në 6 ndeshjet e para

Dueli Messi-Ronaldo, portugezi kurrë kaq keq në start

06.09.2022 - 17:47

Pavarësisht se ata nuk janë si disa vite më parë, sërish Lioel Messi dhe Cristiano Ronaldo mbeten jo vetëm ndër idhujt kryesorë, por marrin vëmendjen maksimale sa herë ata zbresin në fushë.

Rivaliteti mes të dy ka qenë i ndryshëm, herë më mirë njëri, e herë tjetri. Por pas gjashtë javëve të para të këtij sezoni, portugezi kurrë nuk ka qenë kaq keq në shifra kundrejt argjentinasit.

Messi është aktivizuar në të gjashta ndeshjet si titullar dhe për 90 minuta, përjashto njërën ku është aktivizuar 80 minuta, pra në total 530 minuta. Ndërsa Ronaldo është aktivizuar në 5 ndeshje, vetëm njëherë si titullar dhe 207 minuta në total.

Sulmuesi argjentinas ka dhënë 6 asiste me PSG në këtë start kampionati dhe ka realizuar 3 gola. Natyrisht nuk janë shifrat më të mira të karrierës, por krahasuar me luzitanin, është shumë mirë. CR7 nuk ka dhënë asnjë asist dhe nuk ka shënuar asnjë gol. Tani stafeta kalon në Evropë, me mesin në Champions dhe Ronaldon në Europa League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndihmohen 600 familje dhe 1000 fëmijë

Messi me fushatë të re, mbledh fonde për fëmijët