Një lajm i bujshëm dhe i papritur vjen nga Anglia, Thomas Tuchel ëshë shkarkuar nga detyra e trajnerit të Chelsea. Ky lajm është bërë publik nga vetë klubi londinez me anë të komunikate në sajtin e saj zyrtar.
Chelsea bën me dije ndarjen me teknikun gjerman teksa deklarojnë se stafi teknik do të marrë në dorë skuadrën deri sa të vendoset një trajner tjetër në krye të ekipit.
Shkarkimi vjen si pasojë e humbjes së londinezëve në Zagreb ndaj Dinamos, në Champions me rezultatin 1-0. Gjermani 49-vjeçar e mori në drejtim klubin britanik në 26 janar 2021, duke e shpallur kampion Evrope në Champions.
Në vetëm 20 muaj në 99 ndeshje në total me Chelsea në të gjitha kompeticionet, Tuchel ka arritur të fitojë 62 të tilla, ka barazuar 19 dhe humbur 18.