MENU
klinika

Sulmuesi shqiptar pa fat

Broja debuton në Champions, por Chelsea humb

06.09.2022 - 20:45

Armando Broja debuton edhe në Champions League, por fatkeqësisht për të dhe ekipin e tij, Chelsea humbi në transfertë. Dinamo Zagreb triumfoi 1-0 në shtëpi në një atmosferë elektrizuese.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 13-të nga vendasit. Një aksion rrufe nga skuadra kroate ka kapur në befasi mbrojtjen mike dhe ka arritur të gjejë golin falë sulmuesit Orsic, i cili ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur.

Armando Broja hyri në fushë në minutën e 59-të. Pavarësisht përpjekjeve për të shënuar golin e parë me Chelsean, nuk ia ka dalë dot. As të tjerët nuk arritën dot të shënonin, duke e mbyllur këtë sfidë me humbje. Në ndeshjen tjetër, Dortmund fitoi 3-0 ndaj Copenhagen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN