07.09.2022 - 12:50
Menjëherë pas shkarkimit të Thomas Tuchel nga drejtimi i Chelsea, mediat britanike zbulojnë edhe kandidatët kryesorë për stolin e bluve. Sipas Telegraph, menaxheri i Brighton, Graham Potter, është një nga kandidatët seriozë për të zëvendësuar gjermanin.
Megjithatë, Rob Dorsett i Sky Sports raporton se Chelsea planifikon të kontaktojë Pochettino-n dhe Zidane, pasi ata janë të lirë në treg.
Ndërkohë, do të jetë trajneri i dytë i bluve, Anthony Barry, i cili do ta marrë përkohësisht detyrën derisa të gjendet zëvendësuesi, transmeton edhe Telegraph.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Pas humbjes në Zagreb
E papritur, Chelsea shkarkon trajnerin Tuchel
Sulmuesi shqiptar pa fat