Avokati Spartak Ngjela në një shkrim në rrjetet sociale ka reaguar për vdekjen e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II.
Ngjela shkruan: “Një ndihmë e madhe ka qenë kjo për një popull të varfër që me burimet e tij i jepte energji elektrike gjithë Shqipërisë dhe vetë jetonte në varfëri ekstreme.”
Postimi i plotë:
Bravo kuksianet!
E nderuan Mbretëreshën e Britanisë në një mënyrë tërësisht humane.
Mirënjohës për ndihmën që u dha Britania dhe Mbretëresha Elisabeth në këta 20 vite, si emigrantë të punësuar.
Një ndihmë e madhe ka qenë kjo për një popull të varfër që me burimet e tij i jepte energji elektrike gjithë Shqipërisë dhe vetë jetonte në varfëri ekstreme.
Bravo! Na nderuat të gjithëve me qëndrimin tuaj të një moraliteti të lartë në funebrin e Mbretëreshës së Britanisë, e cila ndërroi jetë dje në datën 08 shtator 2022.
Mirënjohja, na ka thënë Aristoteli, është virtyti më madh i njeriut të qytetëruar.
Vlerë shumë të madhe morale treguan këto ditë banorët e Kuksit. Ata treguan edhe një herë, si në shekuj, që janë një shoqëri me moral shumë të lartë.
Vlerësim për ta, që i dhanë vlerë shoqërore të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen.