Ballkani i Ilir Dajës e nisi me barazim 1-1 ndaj Cluj aventurën në grupet e Conference League. Protagonist në këtë duel ishte dhe portieri korçar Stivi Frashëri, që regjistroi një pritje spektakolare, e cila ka magjepsur edhe faqen zyrtare të UEFA-s për këtë kompeticion.
Kjo pritje me shumë gjasa do të shërbejë si një vitrinë për gardianin Frashëri, për të bërë pse jo një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë.
“UEFA Conference League ka përzgjedhur një prej pritjeve të Stivi Frashërit, te 4 më të mirat në këtë kompeticion, për sa i përket ndeshjeve të para të luajtura në fazën e grupit. Do të jenë fansat ata që do të zgjedhin se cila është pritja më e mirë e javës” – shkruhet te profili në twitter.
🧤 Four great saves but which was best on Matchday 1?
1️⃣ Târnovanu, FCSB
2️⃣ Frashëri, Ballkani
3️⃣ Šteinbors, RFS
4️⃣ Gollini, Fiorentina
@UKEnterprise | #UECLsaves | #UECL pic.twitter.com/UNXyiI3qrY— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) September 9, 2022