MENU
klinika

VIDEO/ Debutim pozitiv në Europë

Ballkanit “i rrëshqet” fitorja nga duart

08.09.2022 - 21:08

Nëse do të bësh gjëra të mëdha, nuk është e domosdoshme të jesh i madh. Këtë e tregoi më së miri Ballkani që debutoi në Conference League me barazim. Skuadra dardane barazoi 1-1 me CFR Cluj.

45 minutat e para përfunduan pa gola. Raste pati nga të dyja palët, por pa arritur dot te konkretizimi. Shpeshherë, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja provoi të zgjidhte ndeshjen me anë të goditjeve nga larg.

Momenti i shumëpritur do vinte në minutën e 65-të. Thaçi do godiste me të djathtën e tij, duke çuar topin pas shpinës së Scuffet.

Pavarësisht rezultatit që fliste në favor të vendasve, ishte pikërisht ekipi nga Suhareka që po dominonte me mbajtjen e topin.

Atëherë kur pritej vërshëllima e arbitrit, miqtë rumun vendosin ekuilibrat me Yuri Matias.

Ndeshja e radhës për Ballkanin është në Çeki ndaj Sllavia Prague, ndërsa Cluj sfidon Sivassporin.