MENU
klinika

Modelja 'hap zemrën'

Bella Hadid flet për problemet e saj në të kaluarën

11.09.2022 - 11:35

Bella Hadid ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për problemet e saj të kaluara lidhur me shëndetin mendor.

Duke folur për revistën iD, ajo zbuloi se kishte ankth kronik dhe qante çdo ditë.

“Duke u rritur, mendova se ishte normale që kisha këtë ankth kronik dhe këtë shkëputje, duke qarë çdo ditë dhe duke mos ditur se kush isha”.

Më tej, ajo zbuloi se nisi duhanin që në moshën 14.

“Pavarësisht nëse ka qenë për shkak të çrregullimeve të të ngrënit apo pirja e një pakete Marlboro që në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, unë jam si, “Oh, kjo është ajo që po bëjnë të gjithë fëmijët”. “E kuptova se ndoshta isha unë duke u përpjekur të kuptoja pse ndihesha kështu. Dhe në realitet, gjithçka që më duhej ishte terapi”.

Bella foli edhe për kompanitë që nuk donin të punonin me të për shkak të mbështetjes së saj ndaj Palestinës.

“Disa kompani nuk do të punojnë më me mua dhe disa njerëz mund të mendojnë se jam e çmendur. Por kjo nuk më shqetëson dhe nuk krahasohet me atë që vuajnë palestinezët në baza ditore”.

Kujtojmë që Bella është një ndër modelet më në zë të momentit së bashku me motrën e saj Gigi Hadid. Bukuroshet grumbullojnë miliona ndjekës në Insragram gjithashtu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Disa gjëra më kanë prekur në zemër'

“Raciste?” Bella Hadid kërkon ndjesë!

Tani mund ta ngatërroni me Gigin...

Bella Hadid bën ndryshimin e paimagjinueshëm në look


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat