MENU
klinika

Rama rendit faktorët e kërcënimit

“Gjuha shqipe të futet në çdo nivel të arsimit”

12.09.2022 - 10:02

Kryeministri Edi Rama thotë se gjuha shqipe është më e kërcënuar se kurrë dhe kjo për shkak të avancimit të teknologjisë. Në fjalën e tij në “Kongresin e Arsimit”, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se tashmë është koha që gjuha shqipe të futet në çdo nivel të arsimit shqiptar.

“Është koha për ta diskutuar futjen e gjuhës shqipe në cdo nivel të arsimimit. Është gjë e madhe dhe kërkojmë në vazhdimësi të dimë sa të aftë janë të rinjtë dhe të rejat të dinë të flasin anglisht. Por është realisht një mangësi që nuk kemi të njëjtin sistem për gjuhën tonë amtare që e marrim si të mirëqene. Pasi mësojnë fëmijët tanë të mësojnë dhe të shkruajnë shqip”, tha ndër të tjera kryeministri.

Rama tregoi si mund të mbrohet gjuha shqipe, nga faktore te shumte qe e kercenojne: “Shumë kush mund të pyesë, nga se do ta mbrojmë gjuhën shqipe? Përgjigja është e thjeshtë: Mjafton të harxhojë secili një orë për të lundruar në kanalet e informacionit që të shikojë se cfarë ndodh me gjuhën shqipe. Cfarë ndodh me shenjat e pikësimit, cfarë ndodh me pikat mbi ë, cfarë ndodh me formulimin e fjalës dhe me ortografinë në përgjithësi

Ndërsa brezi i ri përfshihet në një shpejtësi marramendëse në rrugën e komunikimit përmes telefonave, PC gjuha është më e rrezikuara dhe nga ana tjetër kjo nuk i ndodh vetëm gjuhës sonë, por të gjitha gjuhëve që janë nën këtë presin të madh, të konsumit të fjalëve për të komunikuar në një moment kur distanca është zëruar dhe shpejtësia bëhet më marramendëse

Na takon të gjejmë mënyra dhe të kërkojmë përmes një dialogu të gjerë mes nesh, rrugë për ta forcuar pozicionin e gjuhës shqipe në këtë kaos gjuhësor dhe komunikativ ku është përfshirë gjithë bota dhe ne jemi thellësisht të përfshirë”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika