Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz fitoi sot grand slam e US Open, pas triumfit 3-1 në finale ndaj norvegjezit Casper Ruud (6-4, 2-6, 7-6 dhe 6-3). Kjo është hera e parë që tenisti 19-vjeçar fiton një grand slam, duke u ngjitur edhe në majën e renditjes botërore.
Ai shkruan historinë e këtij sporti, duke u bërë tenisti më i ri në moshë që bëhet “numri 1” në botë, më moshën 19-vjeçare. Mbi të gjitha, triumfi i Alcaraz në Nju Jork, në një turne të madh, tregon se një epokë e re ka nisur në këtë sport.
Finalja e luajtur në Nju Jork u dominua shumicën e kohës nga spanjolli, që mposhti në katër sete talentin norvegjez, një ndeshje që zgjati 5 orë. Ruud fitoi vetëm setin e dytë, duke rikthyer përkohësisht ekuilibrin në fushë, ndërkohë që vendimtar ishte seti i tretë, fituar nga Alcaraz në “tie break”.
The call heard round the 🌍
How it sounded on US Open Radio when @carlosalcaraz won the #USOpen pic.twitter.com/aOB7c5fMqX
— US Open Tennis (@usopen) September 12, 2022
“Një ëndërr që u bë realitet. Kam shumë emocione, pasi fitova grand slam e parë, jam numri 1. Ia dedikoj familjes time dhe skuadrës time që më ka mbështetur”, – tha Alcaraz pas fitores