MENU
klinika

Tenis

Triumfon për herë të parë në US Open dhe mbetet nr.1

11.09.2022 - 12:15

Tenistja polake Iga Sëiatek fitoi sot grand slam e US Open për femra. Numri 1 në botë për femra mundi 2-0 (6-2, 7-6) në finale tunisianen Ons Jabeur. Për Swiatek, 21- vjeçe, ky është grand slam i tretë në karrierë, i pari në US Open.

Jabeur synonte të shkruante historinë, të bëhej tenistja e parë afrikane që fiton një grand slam, por dështoi. Ashtu sikurse pat ndodhur edhe dy muaj më parë, kur humbi finalen e Wimbledon. Ajo luftoi fort në setin e dytë, por pa mundur të përmbysë dot shifrat.

Sëiatek konfirmohet si numri 1, duke u bërë tenistja e parë që prej vitit 2016 (asokohe Angelique Kerber) që fiton dy grand slam brenda vitit. Këtë vit, polakja fitoi edhe Roland Garros, duke treguar se do të dominojë gjatë në këtë sport.

Finalja e sotme zgjati gati dy orë, ku seti i parë ishte një formalitet për polaken. Në të dytin gjithçka vendoset në “tie break”, ku Sëiatek është më e kujdesshme dhe fiton. Për polaken, ky është suksesi i shtatë sezonal, ku ka qenë e jashtëzakonshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak