Me merkaton e verës të përfunduar, Cristiano Ronaldo do të qëndrojë të paktën deri në muajin janar te Manchester United. Së fundmi, për 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, në skenë ka dalë hapur pista e Arabisë Saudite.
Presidenti i Federatës të këtyre të fundit, Jaser Al-Misehal ka lëshuar “bombën” e merkatos, teksa në një intervistë me mediat lokale ka deklaruar se dëshirojnë të shohin Cristiano Ronaldon në kampionatin e tyre të futbollit:
“Sot nuk është e mundur sepse dritarja e transferimeve është e mbyllur, por duam të shohim një futbollist si Cristiano Ronaldo në kampionatin tonë në Arabinë Saudite.
Do të ishte diçka pozitive dhe një lajm i mirë për të gjithë. Jam i sigurt që të gjithë i njohin sukseset dhe rekordet e Cristiano Ronaldos dhe është një model edhe si futbollist”, përfundoi presidenti i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite, Jaser Al-Misehal.