MENU
klinika

Filmi kult

K A Z A B L A N K A

13.09.2022 - 16:03

          Ka hyrë në historinë e kinemasë, si një nga historitë më të mira të dashurisë. Industria hollivudiane njihet si një makinë filmi. Shumë prej tyre dallohen për kastin e mrekullueshëm të aktorëve dhe skenaristëve, të cilët krijojnë histori tërheqëse dhe grishin vëmendjen e shikuesit. Një nga filmat amerikanë më të vlerësuar është “Kazablanka”, që luhatet mes dramës, ndjenjës dhe romancës./Konica.al

Ndodhia që zhvillohet gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një klasik i madh. Për ta kuptuar më mirë këtë perlë të historisë së kinemasë, po analizojmë disa aspekte të rëndësishme të filmit. Regjisori Michael Curtiz na prezanton një histori që luhatet mes dramës, romancës, politikës dhe luftës. Si rrjedhojë, ngjarja ushqehet me një përmbajtje shumë të plotë të vlerësuar nga kritika, veçanërisht falë vënies në skenë të aktorëve profesionistë dhe rrëfimit ritmik të historisë.

Humphrey Bogart luan rolin e Rik Blaine-it, ndërsa Ingrid Bergman luan Ilsa Lund-in. Fakti që këto dy ikona të botës së kinemasë janë dy personazhet kryesore, e bën “Kazablankën” një film të konsoliduar ndër vite. Aktualisht, konsiderohet një prodhim historik me famë të madhe. Historia e treguar për ne lidhet me konfliktin politik, në të cilin do të përfshihet vetë Riku. Pas komunikimit me një kriminel, i qëlluar për vdekje nga policia, ai shkon të takojë Ilsën, gruan e një udhëheqësi çek të rezistencës. Ky komplot bëhet më i ndërlikuar me kalimin e minutave, duke i dhënë historisë pasiguri, pasion dhe komplikime politike. “Ne do ta kemi gjithmonë, Parisin” (Rick Blaine (Humphrey Bogart)).

“Kazablanka” është një melodramë romantike, ku nuk triumfon dashuria. Peripecitë e ndryshme politike dhe sociale të lënë përshtypjen, se historia mund të kishte qenë e bukur; shpresat rrënohen nga situata dhe, në këmbim, filmi ngre një pyetje për shikuesin: a lind dashuria e vërtetë mes protagonistëve?/Konica.al

– Ingrid Bergman është emocion i personifikuar. Ajo përfaqëson një imazh historik të shumë njerëzve, të cilët, për shkak të rrethanave të ndryshme politike dhe të luftës, nuk mund të përmbushin pritshmëritë e tyre. Ky është një nga faktorët që tërheq vëmendjen e shikuesit, për të mos thënë që do të jetë ky produksion që do ta çojë aktoren drejt famës.

– Realizimi studiohet në detajet më të vogla. Si dekori, ashtu edhe çdo fjali e thënë janë të punuara, në mënyrë që argumenti të ushqehet me shprehje dhe përmbajtje vendimtare, pa harruar pozicionimin e kamerës, që i jep shumë energji performancës.

– Një pikë referimi në kinemanë klasike. Ka kohë për romancë, politikë, tradhti etj. Kësisoj ndërtohet një fjalim tërheqës, ku mbretëron pezullimi në mënyrë që spektatori të mbetet i mbërthyer pas ekranit. Sot konsiderohet si një film kult, që renditet ndër më të shikuarit e dekadave të fundit.

Mes idealizmit dhe realitetit

Filmi është xhiruar tërësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe nëse përpiqet të krijojë një atmosferë ekskluzive dhe ekzotike marokene, gjithçka do të zhvillohet brenda kornizës amerikane. Sidoqoftë, pjesa më e madhe e filmit demonstron në mënyrë të përsosur sesi u kujdesën për grupet, në të cilat ne ishim në gjendje të vëzhgonim personazhet. Gjithçka është përpunuar në detaje, gjë e cila bëhet veçanërisht me zhvillimin e
komplotit. Fjali të shumta janë të paharrueshme. Interpretimi i Bogartit dhe Bergmanit e shndërron “Kazablankën” një film të shkëlqyer, që pa dyshim, hyri në historinë kinematografike si një nga prodhimet më të arrira. Pati shumë ndryshime në skenar, ndërsa vijonin xhirimet, por kjo nuk ia zbehu karakterin, si film me një mesazh të thellë.

Me pak fjalë, “Kazablanka” është një nga historitë më të bukura të dashurisë, treguar në kinema. Gjithsesi, çdokush priret të besojë se ndjenjat mund të triumfojnë mbi konfliktet politike. Mbase, kjo është dilema e madhe që endet në kokën e Rikut, por gjithçka do të mbetet në harresë e “çfarë mund të kishte qenë”, kur, thellë-thellë, realiteti është krejt ndryshe./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i fortë që Rocky Balboa i dha djalit

‘Derisa të besosh te vetja, nuk ke për të pasur një jetë’