MENU
klinika

Ç’po ndodh mes tyre?

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid “ndezin” sërish thashethemet

14.09.2022 - 10:36

Leonardo DiCaprio, 47 vjeç dhe Gigi Hadid, 27 vjeçe thuhet se janë takuar së bashku. Ata kanë kaluar kohë bashkë teksa kanë qenë në New York gjatë Javës së Modës.

Disa burime thonë se ata po e njohin njëri-tjetrin. Kujtojmë që Leo u nda së fundmi nga modelja Camila Morrone.

Mirëpo sërish është kthyer vëmendja te ai dhe Gigi.

“Ata janë parë duke u shoqëruar me grupe njerëzish. Kanë kaluar vetëm pak javë nga ndarja. Që atëherë, ai është duke u shoqëruar me miqtë dhe familjen”, theksoi burimi.

“Ata janë miq, por ajo nuk dëshiron të jetë romantike me të tani”, tha burimi tjeter për Us Weekly.

Si një nga fytyrat më të famshme në biznes, Gigi Hadid e di se “t’i shërbesh imagjinatës së modës” është pjesë e punës së saj, por kjo nuk do të thotë se supermodelja ndihet e detyruar ta bëjë këtë në jetën e saj të përditshme. Duke folur për mënyrën sesi stili i saj personal ka ndryshuar me kalimin e viteve, veçanërisht pasi u bë nënë dhe doli nga pandemia globale, Hadid thotë se ka mësuar të jetë vetvetja kur bëhet fjalë për veshjet e saj.

“Me kalimin e viteve, unë jam prirur të vishem ashtu siç ndihem ditën dhe të mos jem aq e zhytur në stilin e momentit apo të bëj diçka me të cilën nuk ndihem rehat për një “pamje” të caktuar’, thotë ajo. “Sigurisht, është detyra ime të ofroj fantazi në xhirime dhe në tapetin e kuq, kështu që në jetën time reale, kontrolloj se si ndihem me veten dhe e bëj. Ndjej se tani e kam një ndjenjë lirie dhe besimi.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat