MENU
klinika

Qëllimet

Dy bashki hapin garën për qiradhënie të tokës

15.09.2022 - 09:57

Dy bashki kanë hapur së fundmi procedura qiradhënie për sipërfaqe të ndryshme toke me afate të përcaktuar ku orientimi i investitorëve potencialë është ai i energjisë apo turistik.

Bashkia e parë është ajo e Vaut të Dejës e cila ka kërkuar që për një afat 9 vjeçar të japë me qira një sipërfaqe toke ku pala e interesuar private të mund të ndërtojë një impiant fotovoltaik.

Bashkia njofton fillimin e procedurave për dhënie me qira me anë të konkurrimit te sipërfaqes se fondit pyjor/kullosor publik që i përket ekonomisë Pyjore Drin Gjadër Kirë, ngastrat Nr. 4,në sipërfaqe prej 35 ha dhe ngastra Nr. 10 në sipërfaqe prej 5.3,ha,Gjithsejt 40.3 ha “për park fotovoltaik, me afat përdorimi (qiraje), 9 (nëntë) vite.

“Çmimi dysheme i fillimit të konkurrimit është 143,000 leke/ha/vit dhe per 40.3 ha është 5,762,900 lekë në vit në sipërfaqe djerre , e përllogaritur kjo sipas VKM nr.559, datë 29.07.2022 “Për përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për dhënien në shfrytëzim/përdorim të fondit pyjor kombëtar, për veprimtari ekonomike, si dhe për prodhimet drusore dhe jodrusore Pyjore”” thuhet në dokumentin e Bashkisë.

Kjo e fundit ka përcaktuar edhe mënyrën sesi do të bëhet pikëzimi i ofertave të të interesuarve dhe dokumentet që duhet të paraqiten për ankandin që është parashikuar në datën 29 shtator.

Interesi për impiantet fotovolatikë ka qenë në rritje viteve të fundit por sidomos gjtë vitit të shkuar dhe këtij aktual për shkak të krizës së energjisë. Operatorët e tregut kanë raportuar për katërfishim të interesit sidomos nga ana e bizneseve vetëprodhuese ndërkohë që rritje kanë pasur edhe projektet private që kanë në thelb ndërtimin e impianteve si aktivitet tregtar.

Çmimi i energjisë në bursa ka prekur nivele jashtëzakonisht të larta, diçka që ka nxitur përpjekjet për diversifikim nga ana e qeverive por që e ka kthyer edhe sektorin e fotovolatikëve në interesant për të investuar pasi kthimi i investimit është shkurtuar dukshëm.

Aktualisht qeveria ka dy kontrata me kompaninë Voltalia që po ndërton parkun fotovolatik të Karavastasë dhe Spitallës teksa janë dhënë një seri miratimesh për parqe fotovolatikë privatë të cilët nuk janë pjesë e masave mbështetëse nga qeveria.

Qiradhënia për turizëm

Njëkohësisht një tjetër bashki ka kërkuar që të japë me qira tokë por këtë herë të shfrytëzuar nga aktivitet me orientim turizmin.

Bashkia Kukës njoftoi se në objekt të konkurrimit të shpallur është “dhënia me Qera e pasurisë me Sip. Prej 0.5 HA Fondit Pyjor/Kullosor në Ekonominë Pyjore Mamëz-Kalimash Parcelat 58/a.

“Përshkrim i shkurtër i objektit te konkurrimit publik : Dhënie me Qera e pasurisë me Sip. Prej 0.5 HA Fondit Pyjor/Kullosor ne Ekonominë Pyjore Mamez-Kalimash Parcelat 58/a për qëllime pushimi, argëtimi, shëndetësorë, shoqërore dhe për veprimtari turistike, kampingje (kënde lojërash, mjedise sportive, çlodhëse etj” thuhet në dokument. Data në të cilën është caktuar ankandi është 3 tetori./Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk ka amnisti për gjobat e vendosura

Vendimi për ndërtimet pa leje! Hapat që do të ndiqen