Me luftën në Ukrainë, Papa Françesku u duk se vijoi politikën e kahershme neutrale të Vatikanit, para se të ndryshonte qasje dhe të pranonte se, Rusia ishte agresori.
Tani kreu i Selisë së Shenjtë shkon më tej, duke pohuar për herë të parë, se furnizimi me armë i Ukrainës, për ta ndihmuar në vetëmbrojtje, është moralisht legjitim.
“Mund të ishte e pamoralshme nëse qëllimi është të provokohet më tej lufta, apo të shiten armë kur nuk është e nevojshme. Por, të mbrosheh është diçka e ligjshme dhe gjithashtu, shprehje e dashurisë ndaj atdheut”, – deklaroi kreu i Kishës Katolike.
Këto komente, Papa Françesku i shprehu para gazetarëve, teksa kthehej nga vizita triditore në Kazakistan.
Ai i kërkoi gjithashtu Kievit zyrtar, të jetë i hapur për dialog të mundshëm me Moskën, edhe pse e pranoi se për palën ukrainase, do të ishte shumë e vështirë.
“Është e vështirë të dialogosh me vendet që kanë nisur luftën. Është vështirë, por ne nuk mund ta refuzojmë një mundësi të tillë; duhet t’ia japim kujtdo këtë shans, pasi me dialog, gjithmonë mund të ndryshojmë rrethanat”, – shtoi ai.
Ndërsa e ka dënuar vazhdimisht, luftën në Ukrainë, Papa u vu në shënjestër të kritikave, muajin e kaluar, pasi iu referua Daria Duginës, vajzës së një ultranacionalisti rus, e vrarë në një shpërthim me bombë pranë Moskës, si një viktimë e pafajshme e luftës.
vatikani: Rusia ë