MENU
klinika

Para Krishtit...

Tempulli i Apollonit, apo i Marsit në Shtyllas?

16.09.2022 - 12:42

         Misioni shqiptaro-gjerman zbulon themelet, me gjithë bazamentin, të tempullit të Shtyllasit.

Gërmimet arkeologjike janë bërë pranë Apollonisë së Pojanit. Drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apollonisë, Ornela Dyrmishi, thekson për mediet, se këto zbulime japin të dhëna me peshë për themelet e tempullit, si dhe kuptimin e situatave nga ndërtimi dhe deri në shkatërrimin dhe marrjen e blloqeve, nga Pashai i Beratit.

Tempulli, prej nga edhe merr emrin fshati Shtyllas, është ndërtuar në vitin 480 para Krishtit dhe si i tillë, prej kohësh ka ndjellë kërshërinë e arkeologëve, kjo edhe për të zbuluar se cilës perëndi i kushtohej,

Për këtë arsye, nisja e gërmimeve mendohet e një rëndësie të veçantë.

Kolona verikale e mbetur prej tempulli të lashtë, me lartësi 6,83, cilësohet Monument Kulture i Kategorisë I.

Pranë tempullit janë bërë punime të sondazheve arkeologjike edhe më herët, por jo të nivelit të zbulimit të bazamentit. Sipas studiuseve, këto gërmime, përbëjnë një përpjekje thelbësore për të hedhur dritë mbi misterin 2,500-vjeçar, për sa i përket perëndisë që i është kushtuar. Ndonëse, siç konstatojnë studiuesit edhe në dekadat e mëhershme, aty janë bërë disa punime të sondazheve arkeologjike, si edhe restauruese në kolonë.

Ende jo në përfundime konkrete, ekzistojnë disa hipoteza se tempulli mund të jetë ngritur në nder të Apollonit (Artan Shkreli), apo perëndisë së luftës, Marsit (Guri Pani).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-ministri i Jashtëm mesazh në 70-vjetorin e “Teatrit Migjeni”

“Çdo pushtet e qeveri borxhli karshi Shkodrës”

Koka e Augustit, në dymijëvjeçar!

“Gjeta tulla në Romë dhe po lë mermer”


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale