Së fundmi, një blogere udhëtimesh ka zbuluar një gabim të zakonshëm që bëjnë pasagjerët teksa janë duke fluturuar. Youtuberja Sabina, e njohur më mirë si GirlvsGlobe, shpjegoi pse personat që mbajnë syze optike duhet t’i mbajnë ato edhe kur fluturojnë në vend që të zgjedhin lentet e kontaktit. E gjitha ka të bëjë me atë se sa i thatë është ajri në aeroplan, gjë që mund të ndikojë në trupin tuaj në më shumë mënyra sesa mund ta kuptoni.
Siç shpjegoi Sabina në një video në kanalin e saj në YouTube, ajri i kombinuar me lentet e kontaktit mund t’ju bëjë të mos ndiheni aspak rehat dhe të keni shqetësime. Ndërkaq, ajo tha se:
Mos mbani lente, vendosni syze sepse ajri i thatë të bën të ndihesh sikur ke ndonjë letër pas qepallave.
Ndërkaq, rikujtojmë se një grua ka zbuluar së fundmi arsyet se pse shumë njerëz vonohen apo humbasin fluturimet e tyre. Përdoruesja e Tiktok, Laila Zubair shpjegoi pse pasagjerët duhet të sigurohen që të gjitha produktet e tyre të lëngshme të jenë në një qese plastike të tejdukshme dhe çfarë mund të ndodhë nëse ndonjë prej tyre nuk është. Megjithëse këshillat e saj u dhanë posaçërisht për aeroportet e Londrës, rregullat vlejnë për të gjitha aeroportet, që do të thotë se pasagjerët kudo që janë duhet të jenë të vetëdijshëm.