MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Super Uzuni, shënon dy gola dhe i jep fitoren ekipit

17.09.2022 - 19:44

Myrto Uzuni është kthyer në një protagonist të padiskutuar te Granada, me sulmuesin “kuqezi” që në gjashtë javë kampionat ka realizuar 6 gola. Granada fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Mirandes në një ndeshje që e dominoi të gjithën, me Uzunin që ndezi festën në “Estadio Nuevo Los Carmenes”.

Shqiptari zhbllokoi sfidën në minutën e 44’, me një super gol pas asistit të dhënë nga Callejon. Më pas miqtë gjetën barazimin me Raul në minutën e 48’.

Sulmuesi “kuqezi” nuk u ndal me aq dhe sërish me një asist nga Callejon gjeti për të dytën herë rrugën drejt rrjetës në mbrëmjen e kësaj të shtune në minutën e 75′.

Pas shpalljes si golashënuesi i muajit gusht në La Liga 2, Uzuni është duke parë një ecuri shumë të mirë edhe në shtator, ndërsa u shpall lojtari më i mirë i sfidës së kësaj të shtune.

Pas mbylljes së raundit të gjashtë të La Liga 2, Granada kryeson me 12 pikë, teksa Mirandes renditet në vend të fundit me vetëm 2 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”