MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Çekiçi realizon supergol, por më pas dëmtohet

16.09.2022 - 20:28

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi, ka realizuar një kryevepër për Konyasporin në sfidën kundër Galatasaray në Superligën turke.

Në minutën e 15’, mesfushori shqiptar lëshoi një gjuajtje nga distanca për të surprizuar portierin Muslera, i cili nuk e arriti dot, për të barazuar shifrat. Ky është goli i dytë i Çekiçit për këtë sezon me Konyaspor në 5 ndeshje të luajtura për të.

Gjithashtu ai iu afrua drejt një supergoli tjetër në minutën e 24’, por u ndal vetëm nga traversa. Në minutën e 26’, mesfushori doli i dëmtuar nga fusha e lojës, duke shqetësuar akoma dhe më shumë Edy Rejan, katër ditë para grumbullimit me Kombëtaren.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN