MENU
klinika

Fundi i një monarkeje

Përcillet për në banesën e fundit mbretëresha Elizabeth II, prehet pranë bashkëshortit

20.09.2022 - 10:25

Mbretëresha Elisabeth II u përcoll dje në një ceremoni publike për në banesën e fundit, atje ku do të prehet pranë varrit të bashkëshortit të saj.

Për britanikët ishte lamtumira e një simboli, por edhe fundi i një epoke. Për familjen mbretërore të Anglisë ishte përfundimi i dhjetë ditëve zie, por edhe lamtumira përfundimtare për gruan më të vlerësuar.

Me përfundimin e shërbimit në kishën e Shën George, iu dha fund edhe ceremonive publike për dhënien e lamtumirës së fundit për mbretëreshën Elizabeth II. Detajet e shërbimit nuk janë bërë të ditura, pasi Buckingham Palace e quajti atë një “rast thellësisht personal familjar”.

Pjesa më e madhe e muzikës funebre që u luajt gjatë varrimit, është kompozuar nga Sir William Harris, i cili ishte organist nga viti 1933 deri në 1961 dhe mësues i pianos i Mbretëreshës në fëmijëri.

 

 

Detajet e Shërbimit të Përkushtuar ishin të gjitha të miratuara nga vetë mbretëresha, pasi diskutimet në lidhje me këtë ditë u bënë me të shumë vite më parë.

Megjithatë mbretëresha qëllimisht nuk vendosi një detaj të kësaj ceremonie, duke e lënë në dorë të mbretit të ri. Bëhet fjalë për himnin e fundit që u luajt. Mbreti Charles III zgjodhi të luhet “Krishti është themeli i sigurt” në përfundim të ceremonisë.

Kisha
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mijëra njerëz rreshtoheshin në rrugë ndërsa makinat e varrimit drejtohen për në Windsor, ndërsa hidhnin lule në drejtim të kolonës.

Në fund pas një protokolli zyrtar, Mbretëresha Elizabeth II u varros në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip në praninë e rreth 800 personave. Në pllakën prej mermeri në varrin e saj u gdhend: Elizabeth II 1926-2022.

Ceremonia e funeralit tejkaloi ngjarjet e mëparshme mbretërore virale, si funerali i Princit Philip në 2021, dasma e Princit William me Kate Middleton në 2011, festa e dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle në 2018 apo vdekja e Princesha Diana në shtator 1997. Sipas llogaritjeve në të gjithë botën rreth 4 miliardë ndoqën ceremoninë e varrimit. Në Britaninë e Madhe ceremonia mund të shihej në televizor, por edhe në monitorë të mëdhenj në sheshe publike. Dje u  shpall ditë pushimi për të mundësuar që njerëzit të ndiqnin ceremoninë.

Për shumë qytetarë do të jetë një ngjarje e paprecedentë dhe e re, pasi Britanisë së Madhe i është dashur t’i thotë lamtumirë një monarku që nga 15 shkurti 1952. Për Mbretëreshën Elizabeth do të jetë thjesht funerali i saj, të cilin ajo madje e planifikoi deri në detaje.

Përveç anëtarëve të familjes mbretërore të Anglisë, ftesave të marra iu përgjigjen Mbreti Philip dhe Mbretëresha Mathilde e Belgjikës, Mbreti Willem-Alexander, Mbretëresha Maxima dhe Mbretëresha Nënë Beatrix e Holandës, Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letitia e Spanjës, ndërsa në ceremoni morën pjesë anëtarë të shtëpive mbretërore të Norvegjisë, Suedisë, Danimarkës dhe Monakos.

Eshtë një nga rastet e rralla që, edhe për një arsye trishtuese, kaq shumë ‘gjakblu’ u bashkuan në të njëjtën hapësirë ​​me kaq shumë krerë shtetesh të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ndërkohë, në operacionin e sigurisë për të mbarëvajtur funeralin u përfshinë më shumë oficerë policie, më shumë se 10,000 oficerë policie dhe staf.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN