MENU
klinika

Arsyeja

Majko dhe 3 ish-presidentët e Shqipërisë ‘zbarkojnë’ në Hagë

20.09.2022 - 16:50

Tre ish-presidentët e Shqipërisë Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi dhe ish-Kryeministri Pandeli Majko, javën e ardhshme do t’i vizitojnë në Hagë ish-krerët e UÇK’së.

Vizita e tyre parashihet të ndodhë me 29 shtator, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ish-drejtuesit e shtetit shqiptar pritet të zhvillojnë takime me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët, që si ish-krerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nga Haga.

Po ashtu, mësohet se nga Kosova, këtij delegacioni të ish-presidentëve do t’i bashkohet edhe Behgjet Pacolli, ish-ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës.

Kjo vizitë do të jetë ndër më të rëndësishmet pas asaj të kryeministrit Edi Rama, krerëve fetarë të Kosovës të dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.