Të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë kundër organizimit të Kupës së Botës në Katar. Një prej tyre është edhe trajneri i Gjermanisë, Hans Dieter Flick, që ka përsëritur sërish të njëjtën ide në një intervistë të dhënë për Süddeutsche Zeitung.
“Kupa e Botës nuk duhej të ishte organizuar atje, ne duhej të thonim jo. Në Katar të drejtat njerëzore nuk mbrohen, kështu që nuk do të jetë një Kupë Bote për tifozët. Ka njerëz që duan të fluturojnë në Katar, por heqin dorë për një sërë arsyesh” – tha ai.
Kujtojmë që shumë punëtorë kanë humbur jetën gjatë ndërtimit të stadiumeve dhe shumë personazhe të futbollit botëror nuk do të ndjekin asnjë ndeshje në shenjë nderimi për viktimat. Van Basten dhe Eric Cantona janë dy ikona që refuzuan.