MENU
klinika

Formula 1

Red Bull synon dy rekorde deri në fund të sezonit

21.09.2022 - 12:27

Sezoni 2022 në Formula 1 nisi me një duel “kokë më kokë” mes Max Verstappen (Red Bull) e Charles Leclerc (Ferrari). Ndërkohë që, kur kanë mbetur edhe gjashtë gara nga fundi gjithçka është thuajse vulosur me trumfin e pilotit të ri holandez, që i shkëputur ndjeshëm nga rivalët pret të kurorëzohet për të dytin vit kampion bote.

Madje Verstappen dhe Red Bull janë në garë për të vendosur disa rekorde të reja në këtë sport këtë sezon. I pari është ai i numrit të fitoreve në një sezon të vetëm. Holandezi ka arritur 11 të tilla deri më tani, ndërkohë që rekordi është me 13 fitore dhe mbahet nga dy pilotë gjermanë: Michael Schumacher dhe Sebastian Vettel.

Duke folur për garat e mbetura të këtij sezoni, Christian Horner, shefi i Red Bull, tha: “Do të ishte fantastike që Max të arrinte ta mbyllte këtë sezon me 14 fitore. Ne duam t’i fitojmë të gjitha garat deri në fund të sezonit. Ky është objektiv ynë dhe shpresojmë ta realizojmë atë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN