MENU
klinika

Formula 1

Hamilton synon një tjetër rekord të Schumacher

20.09.2022 - 18:52

Piloti britanik Lewis Hamilton nuk ka korrur ende asnjë fitore këtë sezon, ndërkohë që shpreson ta realizojë këtë gjë në një nga garat e mbetura.

Ai ndan me Michael Schumacher dy rekorde, atë të 7 titujve kampionë bote në Formula 1 si dhe të fitores së të paktën të një gare për 15 sezone radhazi (2007-2021 Hamilton dhe 1992- 2006 Schumacher).

Hamilton shpreson që të fitojë një garë dhe të marrë këtë rekord edhe pse piloti i Mercedes shprehet se për të kjo nuk ka shumë rëndësi. “Do të ishte diçka e bukur nëse do të fitonim një garë, ne e shpresojmë. Gjithsesi, për sa i përket rekordit, ai nuk ka shumë rëndësi për mua”, tha Hamilton.

Michael Schumacher lewis hamilton
Michael Schumacher lewis hamilton

“Jam krenar që nga viti 2007 kam fituar gjithnjë. Mendoj se edhe këtë vit do ta kemi këtë mundësi, pasi ka ende gara. Nga gara në garë makina është më e shpejtë dhe ne synojmë që të jemi sërish më të mirët. Duam të luftojmë sërish për titullin, kjo është në AND tonë”, u shpreh Hamilton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN