MENU
klinika

"Ibrahimovic i ri"

Milan insiston për Brojën, ja sa kërkon Chelsea

22.09.2022 - 13:21

Armando Broja ishte një nga legjionarët më të lakuar në merkaton e verës. Në dyert e Chelsea erdhën oferta të shumta, deri në momentin kur blutë bënë zyrtare rinovimin e kontratës me yllin shqiptar.

Pronari i ri i londinezëve i dhuroi një kontratë të re deri në 2028, por ky fakt nuk e heq Brojën nga merkato. Një ditë më parë ishte gazetari i famshëm italian, tifoz i Milan, Carlo Pellegati që theksoi se Broja do të jetë objektivi kryesor i kuqezinjve verën e ardhshme.

“Objektivi i radhës i Milan në verë do te jetë afrimi i një sulmuesi të madh. Milan nuk do të kërkojë një lojtar 10 mln euro, por do të bëjnë një goditje prej 30-40 milionë euro. Unë një emër e kam, ai luan për Chelsea, është 21 vjeç dhe sot vlerësohet nga 25-40 milionë euro. Ka një eksperiencë të mirë pavarësisht se është shumë i ri. Emri i tij është Armando Broja”, u shpreh Pellegati.

Këtë të enjte është ‘Corriere dello Sport’ që përforcon këtë ide të Pellegatit. Sipas të përditshmes italiane, Broja është rikthyer sërish në shënjestër të klubit kuqezi, por për të siguruar shërbimet e Brojës duhen 35 milionë euro, shkruan Corriere.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”