MENU
klinika

Motivimi

Super premio për triumfin e kuqezinjve në Izrael

22.09.2022 - 10:48

Fitorja në Izrael mund të ndryshojë plotësisht situatën e kombëtares shqiptare të futbollit në grupin e saj në Ligën e Kombeve ku deri tani ka qenë larg pritshmërisë rreth saj.

Kjo është arsyeja pse FSHF ka vendosur që të motivojë futbollistët me një superpremio po të llogaritësh ndaj kujt luhet sfida. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Pano Xhixho, deklaroi sot në emisionin “Skaner” se FSHF kishte vendosur një premio shumë të lartë për sfidën në fjalë.

“Do të jetë 10 mijë euro për çdo futbollist në rast fitoreje”, shpjegoi Xhixho duke treguar planin se si FSHF kërkonte të motivonte kuqezinjtë. Në fakt, ngjitja në vendin e parë në grup në Ligën B do të sillte suksesin sportiv, por edhe fitime të ndjeshme financiare për FSHF-në e cila nuk do ta kishte të vështirë të mbulonte këtë shifër të vendosur si premio falë të ardhurave që do të arkëtonte nga UEFA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN