MENU
klinika

Qazim Laçi

“Presioni është vetëm për pikët, e mundim Izraelin”

22.09.2022 - 14:00

Kombëtarja Shqiptare mbyll sot përgatitjet e fundit për ndeshjen direkt ndaj Izraelit të shtunën në 24 shtator në kuadër të Nations League dhe ditën e nesërme në mëngjes do të udhëtojë drejt Tel Aviv me qëllimin e vetëm, kthimi në Shqipëri me 3 pikë. Në konferencën për shtyp ka dalë Armando Broja dhe Qazim Laçi. I pari që mori mikrofonin është mesfushori i Ajaccio, Laçi.

Çfarë mund t’i japësh mesfushës – Mund t’i jap fuqi ekipit për të rikuperuar shumë topa që ekipi të jetë më shumë agresiv. Ky futboll i pëlqen trajnerit. Duhet t’i bëjmë presing sa më sipër dhe besoj se do të jetë mirë. Besoj se ndihem gati për të qenë titullar. Çdo lojtar do të mundohet të jetë gati për fanellën dhe prandaj traneri i ka thërritur. Të gjithë po përgatitemi mire dhe do mundohemi të fitojmë.

Presioni – Presioni është vetëm të 3 pikët por nuk besoj se ekipi e ndjen presionin. Jemi gati të ikim në Izrael për këtë ndeshje të rëndsishme. Të gjithë janë përgatitur 100% për të marrë 3 pikët dhe të kthehemi në Shqipëri ku do të luajmë më Islanden për të marrë vendin e parë në grup.

Ajaccio – Jam i kënaqur. Ka disa vite që po punojmë mirë për tu futur në elite. Kam 6 vite në ekip dhe ja arrita qëllimit të futem ne ligue 1. Ka konkurencë në ekip dhe mua më pëlqen.

Mungesat – Mungesa të rëndësishme por trajneri ka munduar të ndyrhsojë skemat në stërvitje. Do bëjmë më të mirën me lojtarët që kemi në dispozicion. Cdo lojtarë që është këtu do të japë 100% për të fituar këtë ndeshje shumë të fortë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN