MENU
klinika

Mbi 500 thirrje telefonike në Urgjencë

Më shumë turistë, më shumë aksidente

20.08.2018 - 16:34

Mbi 500 thirrje telefonike në ditë janë regjistruar vetëm gjatë muajit Gusht në Qendrën Kombëtare të Urgjencës.

Temperaturat e larta që përshinë vendin tonë si dhe rritja e numrit të turistëve, ka shtuar numrin e personave që kërkojnë ndihmën e urgjencës.

Përditë është ngritur helikopteri, janë rreth 430 thirrje në dite, nga 100 që ka qenë më parë, i bie katërfishim . Mosha më e prekur janë moshat e thyera dhe fëmijët”.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencësbthotë për ‘Klan’ se ndryshe nga një vit më parë, fluksi i lartë i turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë, ka shtuar edhe numrin e aksidenteve rrugore dhe atyre ujore.

Ka pasur shumë aksidente ujore dhe automobilistike, traumat në ujë dhe zonat e panjohura nga turistët, 7 janë dëmtuar që në vendngjarje.

Probleme shëndetësore neurologjike, kardiake dhe traumatike janë ato me të cilat janë përballur më së shumti ekipet, dhe 8 autombulanca në kryeqytet dhe 17 të tjera përgjatë vijës bregdetare”.

Mjekët këshillojnë të tregohet kujdes në zonat bregdetare të panjohura si dhe të evitojnë daljet në pikun e vapës.