MENU
klinika

“Duhej të kishin ‘pushtuar’ vetëm Kievin”

Habit Berlusconi: Putinin e shtynë rusët të niste luftën

23.09.2022 - 13:01

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi duket se ka bërë disa deklarata kontroverse rreth luftës “në emër të presidentit rus Vladimir Putin. Reuters e citon të ketë thënë se Putini u shty nga populli rus, nga partia e tij e nga ministrat e tij për të shpikur këtë “operacion special”, tha Berlusconi, duke përdorur formulimin rus për luftën.

Plani i Rusisë fillimisht ishte të pushtonte Kievin “brenda një jave”, të zëvendësonte presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy me “një qeveri me njerëzit e duhur dhe më pas të largohej javës tjetër”, shtoi ai.

Silvio Berlusconi and Vladimir Putin: the odd couple | Financial Times

Po ashtu, mesa duket Berlusconi nuk e ka kuptuar se përse u përhapën nëpër Ukrainë kur mund të kishin qëndruar, sipas tij, vetëm në Kiev.

 “Unë as nuk e kam kuptuar pse trupat ruse u përhapën rreth Ukrainës, ndërsa në mendjen time ato duhet të kishin ngecur vetëm rreth Kievit.” 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


''Heroi dhe antiheroi!''

Ky është Putini i vërtetë…

Nga orët, te furçat 650 £!

“The Times”: Putini vdes për luks…