Edy Reja ka folur në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes me Islandën. Ai ka folur për gjendjen e Kombëtares në prag kësaj sfide, por edhe për situtaën në përgjithësi në grup. Megjithatë, ai theksoi se ndeshja duhet fituar edhe për tifozët.
Shpresoja që në Nations League të rritemi më shumë, pasi pavarësisht se nuk kemi fituar disa herë, jemi paraqitur mirë, ndërsa së fundmi na kanë penalizuar shumë gabimet individuale, gjë që u vunë re edhe në ndeshjen e fundit.
Na kanë mundur gabimet tona, kundërshtari i ka shfrytëzuar në maksimum. Tani shumë e rëndësishme është të qëndrojmë të gjithë bashkë e shohim para, natyrisht duke u përmirësuar.
Natyrisht që do të ketë ndryshime për ndeshjen ndaj Islandës, pasi luajmë çdo tri ditë dhe ndikon në formën e lojtarëve. Do të shohim edhe sot gjendjen e futbollistëve, pastaj do të vendosim.
Nuk mendoj se çfarë do të ndodhë pas ndeshjes me Islandën. Nuk shoh për nga ardhmja, jam i fokusuar vetëm të ndeshja e nesërme. Zoti e di çdo të ndodhë, nuk mendoj aq larg.
Përmbysja e rezultatit? Ne kemi parë shpesh që në minutat e fundit ka ndryshuar rezultati i ndeshjes. Duhet të jemi të kujdesshëm. Kur pëson gol, demoralizohesh dhe ke pak probleme në aspektin psikologjik. Kjo është diçka që nuk duhet ndodhë, sepse ke kohën e duhur për të rikuperuar.
Kjo është çështje karakteri. S’ka një shpjegim të qartë pse një ekip përmbys ose jo ndeshjet kur kalon në disavantazh. Siç na ndodhi dhe ne në Izrael, skuadra duhet të ruajë ekuilibrin. Ne u nisëm për fitore, por lamë shumë hapësira. Tani është pjesa psikologjike që lojtarët të reagojnë mirë.
Gjendja psikologjike? Ndaj Islandës duhet të jemi sa më në formë dhe në aspektin karakterial të tregojmë sa vlejnë. Kritikat s’më shqetësojnë. Lojtarët e ndjejnë më shumë, është diçka normale. Për mua futbollistët duhet të jenë më të karikuar dhe të kenë agresivitetin e duhur në fushën e lojës. Islandën e njohim dhe kemi marrë një fitore. Në ndeshjen e fundit luajtëm mirë, por barazuam. Është një skuadër që mund ta mposhtim, s’është e pathyeshme. Duhet të jemi sa më të qetë në fushën e lojës dhe të mendojmë për ndeshjen e asgjë tjetër”, tha ai.