Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka vendosur të krijojë disa kushte shumë të rrepta për ish-partneren Shakira për ndarjen e tyre të shumëpërfolur tashmë.
Ata do të takohen sërish të martën për të arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve, pasi Shakira dëshiron të largohet nga Barcelona me ta, ndërsa Pique dëshiron që ata të qëndrojnë në Katalonjë me të.
Situata mes Piques dhe Shakirës po ekspozohet gjithnjë e më shumë dhe në një intervistë ekskluzive për revistën ELLE këngëtarja rrëfeu se është në “momentin më të errët të jetës së saj”, si dhe zbuloi detaje se si po e përballon ndarjen e saj.
“Mund të them vetëm se unë vendosa gjithçka që kisha në këtë marrëdhënie dhe në familjen time, Gerard, si futbollist, donte të luante futboll dhe të fitonte tituj, dhe unë duhej ta mbështesja atë. Vendosa karrierën time prapa dhe unë erdha në Spanjë, që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe ishte një akt dashurie.
Falë kësaj, fëmijët e mi mundën të kishin një nënë të pranishëme dhe unë kam një lidhje të pabesueshme me ta që është e pathyeshme dhe që na mban”, tha Shakira për revistën.
Sipas La Vanguardia, Pique është shumë i mërzitur për intervistën, pasi konsideron se Shakira theu një pakt respekti reciprok dhe e pa atë si një përpjekje të kolumbianes për të luajtur viktimën dhe për të bërë presion mbi negociatat.
Takimi i kësaj të marte do të zhvillohet në zyrën e avokatit të Pique, Ramon Tamborero, ku sipas informacioneve të njerëzve të afërt të lojtarit, ai do të kërkojë kujdestarinë e fëmijëve të tij dhe nëse nuk ka asnjë mënyrë për të arritur një marrëveshje miqësore, ai mund të vendosë disa kushte të forta që do i çojë deri në gjyq.