MENU
klinika

Pas BBV

Bora dhe Donaldi, për herë të parë në ekran

28.09.2022 - 10:54

Bora Zemani është e ftuara e binjakëve Veshaj në hapjen e sezonit të ri të “Më Lër të Flas.”

Faqja zyrtare e emisioni ka publikuar disa fragmente të shkurtara të emisionit që do të transmetohet më 1 tetor.

Në promon e emisionit, Donaldi flet për lidhjen me Bora Zemanin duke shprehur: “Më shumë ziheshim sesa loznim, më shumë ziheshim se sa flisnim. Nuk thonim një fjalë të mirë”, shoqëruar me disa pamje të çiftit.



Më tej Romeo iu drejton atyre pyetjet që ndoshta i kishin të gjithë: “A je penduar që e ke takuar në BBV? Po si e rregulluat raportin?”.

Në video Donaldi shprehet: “Po unë i shkrujata dhe mesazhi i parë kush ka qenë?”, më pas gjithçka vijon me një moment kur Bora bën një tatuazh në dorën e Donaldit, dhe më pas çifti rikrijojnë puthjen e famshme të BBV.

Vetëm pak minuta më parë Bora publikoi foton e parë me Donald Veshajn në rrjetet sociale, duke zyratrizuar kështu lidhjen.

Krahas fotos, e shkrepur në studion e Donaldit, Bora shkruan: “Na lini të kërcejmë.” Ndërkohë nuk ka munguar as komenti i aktorit, i cili ka lënë disa emoji në seksionin e komenteve.

Niur nga fakti se fotoja është shkrepur në studion e “Më Lër të Flas” dhe emisioni nis më 1 tetor, kjo lë të kuptohet se moderatorja është e ftuar në programin e vëllezërve Veshaj. Nga ana tjetër mbishkrimi i fotos mund të merret si një konfirmim për Donaldi do të jetë bashkëprezantues me Borën në “DWST.”