Chelsea ka vuajtur shumë në transfertë me Crystal Palace, por në fund përmbysi 1-2, duke marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League. Ndërsa Liverpool ngeci 3-3 në shtëpi me Brighton.
Blutë e Londrës përmbysën golin e Edouard dhe i dhanë sinjalet e qarta që me Aubameyang (38’) në pjesën e parë. Aktivizimi i Armando Brojës në minutën e 76-të do i sillte fat ekipit të Potter, që do realizonte gol në fund me Gallagher.
Liverpool vazhdon të shikojë “fantazmat” e ndeshjeve të para të kampionatit. Pas barazimit në derbi me Everton u mendua se do të ktheheshin te suksesi, por nuk ndodh kështu. The Reds barazojnë 3-3 në shtëpi ndaj modestëve të Brighton.
Mysafirët nga Brighton do tregonin se nuk kishin ardhur në Anfield thjeshtë për shëtitje, duke shënuar 2 gola brenda 20 minutash falë dopietës së Trossard.
Ekipi i Jurgen Klopp do gjente forcën të përmbyste gjithccka pas një ore lojë, me golat e Firminos (X2) dhe autogolin e Ëebster. Heroi i Brighton do ishte Trossard që do barazonte në fundin e ndeshjes dhe do i jepte një pikë skuadrës së tij.