Roma është kthyer te fitorja në Serie A pas humbjes në shtëpi me Atalantën dhe këtë e bën në një transfertë të vështirë si ajo me Interin. Verdhekuqtë përmbysën 1-2 në “Meazza” dhe shohin për nga kreu. Ndërsa Inter pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat, këtë herë në shtëpi.
Zikaltërit do të shënonin që në minutën e dhjetë me Dzekon, por goli do anulohej për Offside. Gjithsesi, nënkampionët e Italisë do kalonin në avantazh pas 30 minutash lojë, kur Barella jep një asist për Di Marcon.
Ekipin e Inzaghit do e ndëshkonte pikërisht një nga lojtarët që e kanë kërkuar me ngulm në merkato. Një goditje perfekte e Dybalas gjen rrjetën në minutën e 39-të. Kristjan Asllani do lëshonte një “predhë” (67′), duke çuar topin shumë pranë portës.
Roma do përmbyste shifrat në minutën e 76-të. Pellegrini do dërgonte një kros për Smalling, i cili do çonte në festë ata tifoz mysafir me golin e tij. Kristjan Asllani, në ndeshjen e tij të parë si titullarë tek ekipi nga Milano la fushën menjëherë më pas.
Ndërkohë në krahun tjetër, Marash Kumbulla ishte në në stol dhe shijoi këtë sfidë nga pankina. Asnjë ndryshim shifrash deri në fund të ndeshjes, me ekipin e Inzaghit që zbret në vendin e shtatë, ndërsa Roma është e katërta.