MENU
klinika

Serie A, Java 8

Napoli nuk fal në shtëpi, i vetëm në krye

01.10.2022 - 16:51

Napoli vijon me ecurinë e mirë në kampionat, duke fituar 3-1 ndaj Torinos në stadiumin “Maradona”. Një sukses i zgjidhur shpejt për të kaltrit, që mbajnë vendin e parë në Serie A pas katër fitoreve radhazi.

Skuadra e Spallettit kaloi në epërsi në minuten e gjashtë me golin e parë nga Anguissa, i cili shënoi me një asistim të Mario Ruit. Mesfushori afrikan dyfishoi në minutën e 12-të, kur i shtyrë në hapësirë nga Politano, galopoi menjëherë në zonë dhe mposhti Milinkovic-Savic duke e pasur shume pranë portën dhe rrjetën.

Në minutën e 37′ vjen edhe 3-0 e Napolit me një veprim të ngjashëm por në krahun tjetër, i nisur nga topi i thellë i Zielinskit dhe i përfunduar në të majtë aty ku në përdorim e mer Kvaratskhelia dhe shënon me të majtën e tij.

Torino tenton të rikthehet në lojë me finalizimin e Sanabria, më i zgjuari nga të gjithë në një top të dytë në zonën napolitane. Ai më pas i afrohet edhe golit të dytë por mjafton me kaq pjesa e parë. Në pjesën e dytë nuk ka më gola edhe pse rastet nuk munguan.